1 nëntori shënoi një ngjarje shumë të bukur për artdashësit dhe kinemanë, rikthimin e “Njerëz dhe fate” në ekran, këtë herë si një film. Seriali që ka mbajtur mbërthyer shikuesit dhe ka emocionuar e prekur zemrat e tyre, vjen pas 20 vitesh me një kast aktorësh të mrekullueshëm.
Një pjesë e mirë e tyre janë ata që quhen ‘të vjetrit’ pasi kanë luajtur edhe në serial, por janë shtuar edhe shumë aktorë të rinj në role të jashtëzakonshme. Pas daljes së filmit, producenti dhe protagonisti Arben Derhemi si dhe Hilda Kërtalli, Gent Hazizi e Artur Gorishti ndajnë në “Rudina” në Tv Klan përshtypjen e tyre të parë.
I pari e mori fjalën Gent Hazizi që ‘përfitoi’ nga rasti për të ‘kritikuar’ paksa Arben Derhemin si producent.
Gent Hazizi: Beni duke qenë aktor dhe për herë të parë luajti një rol siç është roli i producentit dhe për aktorët ishte shumë mirë, por për veten e vet si producent nuk është se ishte se të gjitha lekët i hodhi për filmin, kështu që si producent, po flas nga ana personale, megjithatë rezultati i asaj që ka bërë duket sepse publiku… është nga ata filmat ku aktorët, duke pasur edhe producentin aktor, ndihen si… na përkëdheli!/tvklan.al