Pas operacionit në gjoks si pasojë e diagnostikimit me kancer Eglantina Vertopi u bë pjesë e “Doktor Plastik” në Tv Klan. Përmes emisionit ajo zgjodhi të kryej zmadhim gjoksi dhe lifting me protezë në klinikën “Da Vinci”.

“Kam ardhur tek “Doktor Plastik” për arsye se për shkak të një tumori kreva ndërhyrje në gjoks dhe nuk ndjej harmoni me veten time. Jam e emocionuar dhe në ankth që do ta kryej këtë operacion, por mendoj se kjo është normale”, u shpreh ajo përpara se të kryente operacionin.

Disa muaj pas operacionit ndryshimi në trupin e saj ishte tejet i madh dhe siç shprehet vetë Englantina, është e mahnitur prej rezultatit.

“Jam e mahnitur nga rezultati dhe falënderoj klinikën Da Vinci dhe ekipin e “Doktor Plastik””, tha , tha Vertopi./tvklan.al