Tiri Gjoci është një nga artistët që shpreh pakënaqësi ndaj kolegëve e jurisë në post “Kënga Magjike” që mbahet në programin “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan. Pas përplasjeve me Andi Vrapin e Anxhela Peristerin, moderatori Ardit Gjebrea i solli ndërmend se ai ka votuar me 0  pikë shumë prej artistëve, ndër ta edhe Xheisara që është vlerësuar si një nga performancat më të mira të kategorisë “New Artist”.

Xheisara e pyet drejtpërdrejt se çfarë nuk i pëlqeu te kënga e saj duke i renditur të gjithë elementët. Tiri thotë se në listën e tij, kënga e Xheisarës ishte e renditur në vend të 18-të.

Xheisara: Nëse unë isha e 18-a në radhë, ti ishe shumë më poshtë. Nëse ti kishte një këngë që vërtetë unë nuk ta kam dëgjuar fare po fare, se që nga titulli, unë kam qenë shumë e ndjeshme këtë periudhë, s’e kam humbur babain dhe kam qenë shumë e ndjeshme. Në asnjë moment nuk e kam dëgjuar këngën tënde dhe kur ti ke kënduar, unë kam preferuar të dal jashtë mos ta dëgjoj, sepse unë jam shumë e ndjeshme. PPor përsëri unë, duke pasur parasysh se ishte një tekst shumë i mirë dhe se ti je një këngëtar shumë i mirë, në asnjë moment nuk të lashë pa pikë.

Tiri Gjoci: Faleminderit shumë për të gjitha ato fjalët, por çfarë lidhjeje ka kjo me 0 pikëshin që të dhashë?

Xheisara: Po patjetër që ka lidhje me 0 pikëshin mo! Si mund të më japësh ti mua 0 pikë?

Tiri Gjoci: Po pse mo shpirti ça je ti që si mund të më japësh ti mua 0 pikë? Avash mo zemra qetësohu!/tvklan.al