Nëse fëmijët tuaj duan donuts por jeni të shqetësuar për sasinë e sheqerit që ato përmbajnë, nuk ka problem!

Provoni recetën e mëposhtme për donuts të lehta dhe të shëndetshme pa sheqer.

Përbërësit për 6 donuts: 1 banane e pjekur, 1/2 luge e vogël me sode buke, 2 lugë të vogla gjalpë, 1 filxhan miell bajame, 1/4 kg pluhur pjekje, 1/8 kg kripë, 1 vezë

Përgatitja: Nxehni furrën në 160 ºC. Në një tas shtypni bananen dhe shtoni gjalpin. Shtoni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe sodën e bukës dhe përzieni. Shtoni vezën dhe rrihini derisa të keni një përzierje kremoze. Transferoni brumin në një qese korneale. Mbusheni enën e posaçme për donuts dhe piqini për rreth 15 minuta. Lërini të ftohen dhe janë gati. /tvklan.al