Pastrimi i frigoriferit është shumë i rëndësishëm të bëhet në mënyrën e duhur. Ajo që duhet të keni parasysh është që sa më pak kimikate gjatë pastrimit aq më mirë.

Për këtë ju mund të përgatisni vetë një larës, duke përdorur: Sodë buke, uthull, ujë të nxehtë dhe limon.

Përziejini përbërësit së bashku dhe spërkatni sipërfaqet që dëshironi të pastroni me anë të një sfungjeri. Për pikat më të vështira, merrni një furçë dhëmbësh dhe vazhdoni të fërkoni.

Pasi të keni mbaruar, pastrojeni gjithë pjesën e brendshme të frigoriferit me një pecetë të pastër të larë me ujë të nxehtë. /tvklan.al