Merimangat na shqetësojnë të gjithëve. Shumë i kanë frikë, siklet apo dhe bezdi.
Por stina e vjeshtës për to është një sezon perfekt sa i përket riprodhimit.
Meshkujt janë në kërkim të femrave dhe gjatë këtij procesi, ata preferojnë të vendosen në vende të ngrohta. Një vend i përshtatshëm për shumimin e tyre janë pikërisht shtëpitë tona.
Megjithatë nuk ka vend për panik. Ne po ju sjellim disa këshilla, sesi t’i mbanti këto insekte jashtë shtëpisë dhe të mbroheni nga viruset që ato shkaktojnë.
1 –
Pastërtia
. Mbajeni shtëpinë tuaj të pastër, kjo është mënyra më efektive për të shmangur merimangat. Përdorni detergjentë në çdo cep të shtëpisë, sepse aty merimangat krijonë një habitat për vendosjen e vezëve dhe shumimin e tyre.
2 – Mbuloni të gjitha boshllëqet apo hapësirat në shtëpi, ku besoni se mund të vijnë merimangat. Vendet nga ku mund të hyjnë më shumë këto insekte janë dyert, dritaret dhe çatia. Një mënyrë e mirë është vendosja e rrjetës në këto vende.
3 – Inkurajoni kafshët shtëpijake të luajnë me ato. Qentë dhe macet janë kafshët më të mira në gjuajtjen dhe eleminimin e këtyre insekteve.
4 –
Fikni dritat.
Asnjëherë mos e lini dritën e dhomës ndezuar, sidomos kur dritaret apo dyert janë të hapura. Drita i tërheq merimangat dhe ato shpërngulen drejt saj.
5 – Në cepa të ndryshme të shtëpisë vendosni lekurë limoni ose copa gëlqereje, këto i mbajnë larg insektet.
6 – Përdorni spraj kundër merimangave, lyni dritaret dhe dyert.
7 – Kapini merimangat me mjete rrethanore, ose nëpërmjet një mjeti thithës që i tërheq ato të gjalla./tvklan.al