Një merimangë gjigante është dorëzuar në Parkun Australian të Zvarranikëve, duke u bërë merimanga e dytë më e madhe që parku ka parë ndonjëherë.

Sipas

Daily Mail

merimanga e quajtur Kolos, e cila u gjet në Bregun Qendror në Uellsin e Ri Jugor, ka një gjërësi prej 7.8 cm.

Merimanga më e madhe në park, e quajtur Big Boy është 10 cm. Dhe një tjetër, e treta për nga madhësia është 7.5 cm.

Merimanga mban mjaftueshëm helm për të vrarë një të rritur në vetëm 15 minuta. Ajo mban aq shumë helm, sa që punonjësit e stafit mund të shohin me sy të lirë helmin tek rrjedh nga dhëmbët e saj.

Kolosi u dërgua në sektorin e kafshëve të egra si pjesë e programit të tyre anti-helm, i cili përfshin mbledhjen e mostrave të helmit të gjarprit po ashtu edhe të merimangave në mënyrë që të përdoren për kërkimet laboratorike dhe prodhimin e anti helmeve për të shpëtuar jetë./tvklan.al