Sot kanë hyrë në fuqi tarifa të reja për siguracionin e detyrueshëm të mjeteve motorike. Tabela e re përpiluar nga ministria e Financave duket se ka thjeshtuar punën e agjentëve fundor, që shesin prime drejtuesve të automjeteve.
Autoveturat për efekt figuracioni kanë qenë të ndara në 4 kategori në bazë të kapacitetit motorik, por tashmë ato do të ndahen në dy të tilla. Primi rritet deri në 1200 kubik dhe ulet për ato mbi 2500 kubik. Por ndarja e re nuk ka kënaqur plotësisht edhe kompanitë e sigurimit.
Avni Ponari: “Kjo e thjeshton pak punën e agjentëve, por nga ana tjetër agjentët gjithmonë mund mundohen që ta deformojnë edhe ndarjen e kategorive. Edhe për këtë fakt është bërë edhe shkurtimi i kategorive, se nëse do të mbaheshin ato kategori që ishin për shembull kanë qenë 4 tani bëhen 2. Kjo nuk është edhe në aq interes të kompanive, por për faktin sepse nuk janë të regjistruar të gjithë automjetet me nivelet e kategorive që kanë.”
Tabela e re e siguracionit vjetor parashikon rritje të konsiderueshme për rimorkiot dhe kamionët deri në 15 ton. Ndërsa drejtuesit e motoçikletave do të paguajnë rreth 100 lekë më pak krahasuar me tarifat e deritanishme. /tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro