Shqipëria po prezantohet gjithmonë e më shumë në sytë e investitorëve të huaj si një vend i sigurt për investime, madje dhe grupi më i madh evropian i sigurimeve në Uniqua Group Austria ka vendosur të mbajë në Shqipëri konferencën rajonale me pjesëmarrjen e 24 shteteve.
Zhvillimi i kësaj konference nën mbështetjen e kompanisë Sigal që është pjesë e Uniqua Group, do të thotë siguri për bizneset e huaja.
Avni Ponari: “Uniqua përveç se do të jetë në Shqipëri për gjatë kësaj periudhe ajo me prezencën e saj me siguri që do të transmetojë tek bizneset e huaja grancinë sigurimeve të tyre në Shqipëri. Pasi do tu thotë atyre që ne tashmë jemi prezent dhe prandaj zgjodhëm Shqipërinë për ta organizuar këtë takim rajonal. Duke qenë e para korporatë e para në Evropë dhe në botë që organizon një takim të tillë, natyrisht që do ti japi mbështetje të fuqishme të gjitha investimeve të huaja të tanishme dhe atyre që do të vijnë nesërmen”.
Përfaqësuesit e 24 shteteve evropiane do të udhëtojnë nga Korfuzi në Vlorë, duke u njohur me bregdetin shqiptarë i cili pritet të jetë zona strategjike për investime të huaja.
Avni Ponari: “Ardhja e tyre nga Saranda në Vlorë me det dhe pastaj kalimi në disa pika historike do të bëjë të mundur që ky grup i madh jo vetëm të njihet me atë çfarë është arritur në Shqipëri. Por njëkohësisht të njohë dhe turizmin, kulturën, artin dhe ndoshta do të jetë në të ardhmen e shpejtë do jenë investitorët më strategjik në fushën e turizmit.”
Uniqua Group Austria është një nga grupet më të fuqishme që ka ndihmuar vendet e prekura nga kriza. Ky grup ka 6 miliard të ardhura dhe zotëron 23 miliard euro asete në menaxhim./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami