Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në kohën kur qeveria po përgatitet për zgjedhjet e pushtetit vendor, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura e ngre dhe njëherë zërin për të bërë publike shkeljet e ligjit nga organet qeverisëse. Sindikata e Pavarur e Elektroenergjetikës Shqiptare bëri prezent sot në një konferencë për shtyp reformën e KESH, që po hedh në rrugë mijëra punonjës.

Kjo reformë, sipas përfaqësuesve të sindikatës, po zbatohet pa u shpallur më parë nga strukturat organizative të ndërmarrjeve në KESH, duke krijuar kështu probleme të shumta edhe në punonjësit e mbetur. Ymeraj i bën thirrje drejtuesve të lartë të KESH dhe ministrit Doda, të vlerësojnë seriozisht problemet e krijuara në këtë sektor dhe të bashkëpunojnë më shumë për hapjen e dialogut dhe nënshkrimin e kontratave të punës./tvklan.al