Nga 1 maji do të nisë zbatimi i sistemit të ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Në njërën prej tyre ishte pasditen e së hënës zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, që sqaroi sistemin e ri të ndërtuar në 3 fasha.
“Subjektet që janë vetëm furrë buke do të paguajnë me të njëjtin çmim 7.6 lekë; furrat e bukës që tregtojnë dhe produkte pastiçerie do të paguajnë 9.5 lekë për kilovat dhe 12 lekë për kilovat do të paguajnë furrat e bukës që funksionojnë edhe si bar-kafe”.
Balluku tha se sistemi i ri i dakordësuar me shoqatat është më i drejtë dhe shmang edhe abuzimet. Zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se synimi është mbrojtja e bizneseve duke mos rritur kostot e tyre, e për pasojë as çmimet.
Tv Klan