Gjermania do të përdorë tekonologji që të pikasin dronet gjatë zhvillimit të ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjerë në Euro 2024. Shërbimi do të vijë nga një kompani e specializuar pjesë e Deutsche Telekom.
Qëllimi është lokalizimi i objektit fluturues të telekomanduar dhe vendndodhja e atij që drejton. Pjesa tjetër do t’i takojë forcave të sigurisë për të reaguar. Dronet mund të shqetësojnë këtë aktivitet sportiv të rëndësishëm, por mund të jenë edhe një rrezik terrorist ashtu si është lajmëruar edhe më parë.
Teste janë kryer edhe më parë ku janë zbuluar mbi 5500 dronë të paautorizuar për të fluturuar.
Siguria në Euro 2024 është një sfidë më vete dhe Gjermania po përgatitet prej kohësh që gjithçka të shkojë pa probleme, pasi për një muaj do të jenë miliona persona që do të ndjekin turneun në stadiume dhe zonat e tifozëve.
Të 51 ndeshjet e Kampionatit Europian do t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.
Tv Klan