Mbyllen disa qytete gjatë fundjavës
Kosova ka ashpërsuar masat pas rasteve të fundit rekord të infektimeve me virusin korona. Qeveria në mbledhjen e saj ka marrë vendim që të ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare, supermarketeve dhe subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë prej sot në orën 20 00 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.
Kjo masë nuk vlen për furra të bukës, barnatore, markete të vogla, pompa të derivateve dhe institucione shëndetësore publike dhe private.
Ndërsa ka obliguar policinë e Kosovës që të bëjë kontroll rigoroz në zbatimin e masave. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim tjetër shtesë për shtatë komuna ku gjendja paraqitet më e rëndë.
Qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes nuk do të mund të kenë hyrje dalje gjatë vikendit.
Vetëm në 24 orët nga COVID-19 kanë vdekur 12 persona ndërsa janë regjistruar 728 raste. Numri I përgjithshëm I të prekurve aktiv me COVID-19 ka arritur në 6221.
Tv Klan