Reshjet e shumta të shiut kanë prekur dhe komunën Kozarë në rrethin e Kuçovës duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugë, banesa e toka bujqësore.

Dëmtime të shumta janë shkaktuar në rrugët e kësaj komune, ndërkohë që pompat e ujit të pijshëm rrezikojnë të përmbyten.

Fatmir Doksani: “Këto shirat e përmbytin tokat, të mbjellat. Po ta shikojmë kemi rreth 80 hektarë tokë të përmbytur. Për të mos përmendur pastaj nga ardhja shuam e madhe e lumit Devoll kemi gërryerje masive dhe kemi një problematikë shumë të madhe, kemi ngrënien e pompës së ujit të pijshëm që marrin ujë 6000 banorë. Po na iku ajo, ikën rreth 800 milion lekë dëm dhe populli, ngelen 6 fshatra pa ujë.”

Ndërkohë, rruga nacionale Kuçovë-Elbasan ka pësuar dëmtime të mëdha në shumë pjesë të saj duke u bërë e pakalueshme./tvklan.al