Gjenerali i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo ka treguar se për bazën ajrorë në Kuçovë, është investuar 50 milionë Euro nga NATO dhe 5 milionë të tjera nga Shqipëria.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Dimo thotë se baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që ka aleanca.
Ferdinand Dimo: Baza taktike e NATO-s në Kuçovë është bazë shqiptare, por duke filluar nga dita e sotme klasifikohet si bazë taktike e NATO-s. Autoriteti i Komandim-Drejtimit i bazës taktike të NATO-s, do të jetë komandanti i Forcës Ajrore në kohë paqeje sepse të gjitha zhvillimet përsa i përket kapaciteteve logjistike do të jenë nën mbikqyrjen dhe monitorimin e Forcave Ajrore Shqiptare.
Blendi Fevziu: Sa pjesë e investimit vjen nga NATO?
Ferdinand Dimo: Deri më tani, në bazën ajrore Kuçovë është realizuar 50 milionë Euro investim nga fondet e përbashkëta të NATO-s dhe më shumë se 5 milionë Euro nga qeveria shqiptare. Baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që posedon aleanca.
/tvklan.al