Edmond Banushaj, drejtori i hipotekës në Vlorë është vënë në pranga pas një operacioni të policisë së qytetit bregdetare i koduar”fillimi i vjeshtës”.
Së bashku me të, është arrestuar edhe ish-juristi i zyrës së pasurive në Vlorë, Viktor Kulaj.
Të dy të arrestuarit akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës. Ndërsa në mbrëmje, në prangat të policisë ka përfunduar edhe një biznesmen Oart Begaj, pronar i trojeve për të cilat janë falsifikuar dokumentet.
Sajmir Koçiaj: “Në bazë të punës investiguese të kryer për një kohë relativisht të gjatë është mundësuar të identifikohet e dokumentohet si autor të veprave penale shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuar, parashikuar nga nenet 248 dhe 186 fraksion 1 dhe 2 të kodit penal. Nga ana jonë hetimet vazhdojnë dhe priten arrestime të reja”.
Vetëm pak kohë më parë policia arriti të vinte në pranga dhe Florian Bajramin, ish-deputet i PD-së pasi së bashku me kryetarin e komunës së Rrashbullit kishin abuzuar me trojet, në kohën që Bajrami bënte pjese në këshillin teknik të komunës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Hila