Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Paraliza që ka përfshirë bisedimet e paqes në Paris dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i palës jugosllave për të nënshkruar dokumentin e paqes, vazhdon të sjellë viktima të pafajshme në Kosovë. Sot në mëngjes janë varrosur me nderime 9 ushtarë të UÇK-së të vrarë gjatë luftimeve të fundit me forcat serbe, ndërkohë që popullsia civile vazhdon të shperngulet nga shtëpitë e tyre.
Dje në një konferencë për shtyp mjekët finlandez që kanë ekzaminuar trupat e mëse 40 shqiptarëve të vrarë në Raçak në Janar të këtij viti thanë se viktimat kanë qenë njerëz të pafajshëm dhe jo ushtarë të UÇK-së. Por duke refuzuar të përgjigjen për çështjen delikate nëse Raçaku ishte masakër apo jo.
Që nga fillimi i luftimeve në Kosovë janë vrarë mëse 2000 persona dhe me qindra mijra të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar është rritur sëfundmi nga shtipi i ushtarëve jugosllavë.
Presidenti Millosheviç vazhdon të refuzoj planin e dhënies së autonomisë të krahinës së Kosvës si dhe instalimin e trupave paqeruajtëse të Natos. Gjendja e nderë që ekziston midis popullsisë civile kosovare reflekton atë se çfarë po ndodh në Paris./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe