Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Luftimet në Maqedoni, janë përhapur përgjatë kufijve të vetë verior. Ushtria e ka përqendruar ofensivën e vetë në zonën malore afër Tetovës. Dy policë maqedonas janë plagosur në dy shkëmbime të veçanta zjarri në rrethinat e kryeqytetit Shkup. Presidenti maqedonas Boris Trajkovski, i ka dhënë komandantëve ushtarak kompetenca të plota për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që do të shuajë përfundimisht kryengritjen. Ndërsa SHBA ka dërguar aeroplan spiunë, për të vëzhguar situatën./tvklan.al