Situatë kaotike me dëmtimet te Real Madrid. Klubi spanjoll, ka humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme.

Vinicius Junior ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të ketë jashtë për disa javë. Real Madrid ka njoftuar se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në kofshën e majtë të brazilianit, i cili humbet kështu ndeshjen e radhës me Liverpool në Champions League.

Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se sulmuesi do të jetë jashtë për disa javë, ndërsa mund të rikthehet të fillim të vitit të ardhshëm.

Më herët te Real Madrid për shkak dëmtimesh, kanë mbyllur sezonin Militao dhe Carvajal. /tvklan.al