Skandali me enciklopedinë e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve duket se ka marrë fund.
Në mbledhjen e mbrëmshme të Kuvendit të Përgjithshëm të Akademisë është vendosur të tërhiqen nga distriguimi të gjitha kopjet e enciklopedisë skandaloze.
Njëkohësisht me shumicë absolute të votave është vendosur të shkarkohet kryeredaktori dhe ideatori i enciklopedisë së kontestuar Blaze Ristovski, kurse në afat prej një muaji do të caktohet redaksia e re në të cilën do të përfshihen edhe shkencëtar shqiptar.
“Akademia distancohet nga njësitë kontestuese dhe qëndrimet personale të disa autorëve. Vendosëm të ndërpritet edhe distribumi sepse nuk mundet që akademia në njërën anë të distancohet, ndërsa nga ana tjetër të bëjmë distribuimin e materialit të botuar. Redaksia e re do të vendosë se çfarë do të bëhet me materialin e enciklopedisë që do të tërhiqet.”
Mirëpo kryeredaktori tashmë i shkarkuar i enciklopedisë, Blaze Ristovksi.
Blaze Ristovksi: “Materialet tashmë janë botuar dhe janë të kapshme ndërsa ne prej tani e tutje do të kemi komplikime dhe akademia do të turpërohet.”
Koncepti i redaksisë dhe enciklopedisë do të bëhet i ditur nga fundi i vitit.
Shkarkimi i redaksisë së enciklopedisë së parë të akademisë maqedonase u bë pas presionit të madh të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, për shkak të përmbajtjes fyese të shumë pjesëve të enciklopedisë.
Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu