Vetëm 10 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve në universitetet publike. Por në këto zgjedhjet jo vetëm mungon gara, por disa prej kandidatëve rezultojnë me plagjiaturë të doktoraturave dhe artikujve shkencor.
Studiuesi Taulan Muka ka denoncuar disa nga kandidatët, përfshirë rektorin e Tiranës Artana Hoxha, dhe disa kanadidatë që janë në garën për dekan. Madje ai ka bërë edhe kallëzim pranë Institucionit të Presidentit, duke qenë se rektorët dekretohen nga kreu i shtetit, në ministrinë e Arsimit si dhe pranë senatit akademik të Universiteti të Tiranës.
Për ekspertin e arsimit Migen Qiraxhi kjo është një këmbanë alarmi që tregon se në çfarë niveli është jeta akademike në Shqipëri.
Sipas tij, institucionet duhet të reagojnë në mënyrë të menjëhershme për të larguar këta kandidat nga gara.
Në katër universitete kryesore në vend, në garën për rektor ka vetëm nga një kandidat. Në universitetin e Tiranës rikandidon Artan Hoxha, tek Mjekësia është vetëm Xheladin Draçini, tek politekniku është Akli Fundo ndërsa në universitetin Bujqësor rikandidon për një mandat të dytë Fatbardh Sallaku. Zgjedhjet në universitete do të mbahen më 21 Qershor.
Klan News