Një nga prioritetet e Kuvendit në kuadër edhe të çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është garantimi i një shërbimi më të mirë në fushën e edukimit universitar.
Në takimin me rektorë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u bëri thirrje që të kontribuojnë në këtë proces.
Elisa Spiropali: Ftesë bashkëpunimi për të realizuar dokumente kërkimore dhe analitike në ndihmë të procesit legjislativ dhe mbikqyrës.
Artan Hoxha: Ne jemi të gatshëm ta përballojmë këtë me bindjen se integrimi në BE kalon në dyert e arsimit dhe se roli që ne kemi për ta integruar shoqërinë shqiptare.
Një nga shqetësimet e ngritura në takim nga përfaqësuesit e universiteve ishte rënia e numrit të studentëve, sidomos tek degët e mësuesisë.
Tv Klan