Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin në lidhje me skandalin e mashtrimit të pacientëve të diagostikuar me Covid dhe familjarëve të tyre në vitin 2021.
Për rastin, Gjykata ka shpallur fajtore sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishin për veprën penale “Mashtrimi” dhe ka caktuar dënimin e saj me 4 vjet burgim.
“Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, të kryer në datën 12 Dhjetor 2021 për llogari të këtij procedimi penal”, njofton Gjykata.
Megjithatë, Gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur të pavujatur të dënimit penal (konkretisht prej 11 muajsh) dhe vënien e Tires në një periudhë prove prej 22 muajsh me kusht që gjatë kohës që provës, ajo të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndërkohë, për 6 të dyshuarat e tjera në kuadër të këtij procedimi penal, togat e zeza i kanë cilësuar të pafajshme lidhur me skandalin.
Rasti u denoncua fillimisht në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, ku vajza e një prej pacienteve që kishte humbur jetën nga Covid, ishte mashtruar nga Tirja, duke i marrë asaj 8 milionë Lekë me premtimin se kujdesej për të./tvklan.al