Prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata të shpallë fajtore Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ta dënojë atë me 7 vite burg për mashtrimin e pacientëve të diagnostikuar me Covid dhe familjarëve të tyre në vitin 2021.

Si bashkëpunëtore të saj, akuza kërkoi edhe dënimin e sanitares tjetër Rukije Hoxhaj dhe 3 infermiereve, këto të fundit edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, me nga 6 vite burg secila.

Rasti u denoncua fillimisht në emisionin investigative Stop në Tv Klan, ku vajza e një prej pacienteve që kishte humbur jetën nga Covid, ishte mashtruar nga Tirja, duke i marrë asaj 8 milionë lekë me premtimin se kujdesej për të.

Hetimet e Prokurorisë nxorën më pas dhjetra komunikime të Tires me sanitaren tjetër dhe infermieret e marra të pandehura në këtë proces që mashtronin pacientë dhe të afërm të tyre duke u premtuar shërbim në spitalin e njohur në atë kohë si Covid 2, Shefqet Ndroqi.

Tv Klan