E kanë quajtur jo më kot “Banka”. Kjo breshkë uji u gjet thuajse pa frymë në fillim të këtij muaji. Arsyeja? Ajo kishte gëlltitur kaq shumë monedha sa e kishte thuajse të pamundur të lëvizte.
Krijesa e detit jetonte në një pellg uji, në një park në Tailandë dhe kishte gëlltitur me mijëra monedha që njerëzit hidhnin në të për fat.
Guacka e saj ishte thyer dhe infektuar, gjë që fillimisht çoi në dyshimet se mund të kishte tumor.
Por veterinerët shtangën kur skaneri zbuloi se në fakt, brenda stomakut të saj gjendeshin me mijëra monedha. Sipas tyre, Banka kishte shpenzuar plot 7 vite duke gëlltitur monedhat që hidhnin turistët në ujë.
Breshka 25 – vjeçare kishte brenda saj rreth 2 mijë monedha tailandeze, shumë e barabartë me rreth 45 paund.
Për shkak të peshës së tyre, monedhat ushtronin presion ndaj guackës, që çoi në krisjen dhe infektimin e saj.
Fatmirësisht veterinerët e kapën në kohë problemin e Bankës dhe pas operacionit ekspertët besojnë se ajo do të jetë sërish e shëndetshme./tvklan.al