Një prej temave të diskutuara në emisionin “Kampionët”, të transmetuar në Klan dhe të drejtuar nga Marina Vjollca, ishte gjendja e lojtarëve të Kombëtares dhe perspektiva e tyre pas këtij europiani.
Trajneri Skënder Gega kishte një opinion ndryshme për të grumbulluarit e Silvinjos për Euro 2024.
Gega: Ka përfaqësuese që e kanë gjithë ekipin me lojtarë të kampionatit të tyre. Për fat të mirë dhe njëkohësisht për fat të keq, kishte shumë pak lojtarë nga kampionati shqiptar. Personalisht tek 26 lojtarët e grumbulluar, si trajner do të merrja përsipër të kishte përfaqësues të kampionatit shqiptar. Është një lloj detyrimi që të marrësh në kombëtare lojtarë nga kampionati shqiptar. Trajnerët e huaj vijnë me platformë që të shikojnë lojtarë nga kampionati ynë. Faktikisht kanë vite që vijnë dhe shikojnë kampionatin tonë por nuk kanë marrë nga kampionati ynë. Psh është Aleksi, që luan me Egnatian. Është shpallur dy herë kampion në Shqipëri. Tek ata 26 lojtarë që ishin grumbulluar nja 7 veta nuk e panë kurrë fushën. Duhet të kenë karrierë jashtë edhe për lojtarë të kampionatit shqiptar
Për sa i përket lojtarë shqiptarë në europian menaxheri i futbollit Sokol Haxhia nuk mendon se ka për të pasur një rritje të vlerës së futbollistëve tanë me atë që treguan në europian
“Lojtarë si Strakosha që vjen nga një periudhë jo e mirë mund të linin më shumë përshtypje. Nuk kanë bërë hapin e madh gjatë këtyre tre ndeshjeve. Me atë që kanë treguar është e vështirë për ata. Prisja shpërthimin e Brojës. Prisja Asllanin të tregonte që ishte lojtar i Interit. Ata që merren me blerjen e sportistëve nuk janë të interesuar vetëm për arritjet, por shikojnë edhe ato që nuk u realizuan” – tha ndër të tjera Haxhia.
/tvklan.al