Të paktën 100 fëmijë emigrantësh shqiptarë që jetojnë dhe luajnë në Europë e Botë janë bërë pjesë e seleksionimeve të FSHF-së.
Futbollistët e rinj u angazhuan në teste fizike dhe në 5 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale.
Djemtë u ndoqën nga afër nga trajnerët e ekipeve Kombëtare, stafi i Drejtorisë Teknike dhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari.
Nga këto seleksionime, FSHF kërkon të shtojë alternativat që do të jenë në dispozicion për skuadrat e moshave të kombëtares kuqezi.
Klan News