Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dekorimi i oficerëve të SHISH nga Presidenti i Republikës tre ditë më parë, vazhdon të debatohet. Deputeti i Vlorës Arben Malaj ka pranuar, se kontaktojë me presidentin për këtë çështje, por shton se kreu i shtetit duhet të kishte dhënë më shumë sqarime në publik. Nga ana tjetër, autoritetet lokale në Vlorë, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika, kanë mohuar mbështetjen e tyre për këtë vendim të presidentit. Tryeza sipas tyre nuk e diskutojë rastin specifik.
Një tjetër protagonist, deputeti i zgjedhur në Vlorë në vitin 1997, Skënder Gjinushi, shprehet kundër dekorimit nga Presidenti i Republikës. Sipas tij, numri 1 i shtetit duhej të distancohej i pari, pasi asaj kohe nuk bëhej fjalë për Shërbim Informativ.
Skënder Gjinushi:- “Kur është pranuar nga të tëra palët që Shërbimi Informativ ka kryer një veprim të ri anti-kushtetues, sepse ai arriti që si shërbim të kthehej në një forcë të armatosur, madje ka pasur dhe zyra torturash, ku merreshin njerëz në mënyrë të paligjshme, sepse këto arrestimet i ka të drejtë vetëm policia. Kështu që ky institucion është një përvojë, ose përvoja e SHIK-ut të atyre viteve është përvojë krejtësisht negative dhe gjithkush që mund të dekorojë, ose vlerësojë punën e SHISH, në fakt tregon se ka një koncept të gabuar për shtetin dhe ne duhet të distancohemi totalisht, duke filluar nga presidenti, nga të tilla praktika dhe të tërë kanë pranuar që SHISH duhet të releformohej dhe është reformuar, për t’u kthyer në një Shërbim Informativ dhe asgjë tjetër./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj