Skënder Gjinushi: “Dy propozimet për ne janë të papranueshme. I pari komision teknik është një temë e ezauruar. Është një temë e parealizueshme. Komisionet teknike absolutisht s’i realizojmë dot në kushtet me Berishën dhe për ne është një shitje e hapur e procesit zgjedhor. Përsa i takon komisioneve gjithëpërfshirëse, ndonëse duket një term i bukur është në planin konkret i parealizueshëm sepse këto komisione shkojnë me mbi 15 anëtarë dhe dy përvoja që ka për këto lloj komisionesh kanë dështuar, qoftë dhe në zgjedhjet lokale. Përveç kësaj prishet balanca, prishet balanca e majtë-e djathtë.”/tvklan.al