Skënderbeu është ekipi më rezultativ i rikthyer në Superligë këtë sezon, pasi ka grumbulluar 9 pikë në 4 javët e para. Skuadra korçare i ka fituar të gjitha sfidat në fushën e saj dhe renditet e treta vetëm 1 pikë larg Dinamos dhe Besës. Sfida e radhës për Skënderbeun do të jetë në Kavajë këtë fundjavë.
Gert Haxhiu: “S’mund të them që fillojnë ndeshjet e vështira sepse ne jemi pasi ndjemi ndeshur me Flamurtarin një kandidat i mirë për kampion, me Tiranën siç e dimë jemi ndëshkuar ne minutat e fundit me një 11 metërshi, dhe shkojmë në takimin e javës në Kavajë, koshient për forcën tonë tashmë dhe pse jo të arrijmë një rezultat pozitiv”.
Projekti i trajnerit Haxhiu është fillimisht qëndrimi në Superligë një siguri që korçarëve e ka humbur vitet e fundit.
Gert Haxhiu: “Skënderbeu të qëndrojë në kategori për të krijuar një stabilitet që mos jetë ajo rutinë e zakonshme hyrë e dil nga Superiore-inferiore. Duhet të krijojmë një bazë të shëndoshë, ne po i bëjmë hyzmetin për një qëndrim komod në kategori, pa probleme po duke shmangur play out”.
Skënderbeu të vetmin titull kampion e ka fituar në vitin 1933 ndërsa në herën e fundit që luajti në Superligë e mbylli me vetëm 11 pikë në 33 javë./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku