I rikthyer pas shumë vitesh në Superligë Bylisit tashmë në fund të kampionatit i ka mbetur vetëm një objektiv. Të mos zbresë në kategorinë inferiore.
Në fundjavë ballshiotët do të luajnë ndeshjen e play outit me Gramozin. Trajneri i Bylisit, Gert Haxhiu, thotë se tashmë përballë këtij objektivi nuk ka rëndësi asnjë shpërblim.
Gert Haxhiu: “Për ne nuk është ky problemi se sa do të jetë shifra. Për ne është obligimi dhe morali që karakterizon këtë skuadër. Një detyrim i tillë karshi këtij publiku të këtij qyteti për ta mbajtur Bylisin edhe për këtë vit superior.”/tvklan.al