Erolind Krasniqi nuk është më lojtar i Skënderbeut. Klubi korçar ka njoftuar largimin e mesfushorit, i cili u afrua në merkaton e verës.

24-vjeçari nga Kosova nuk arriti të lërë shenjë dhe palët vendosën mbylljen e bashkëpunimit mes tyre. Krasniqi ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një aventure të re.

“Faleminderit Erolind Krasniqi! Mesfushori ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Skënderbeu. Skënderbeu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi dhe i uron suksese në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mesfushori ka dalë nga akademia e Hamburg, ndërsa ka luajtur për disa skuadra gjermane në kategoritë e ulëta, si Essen, Dynamo, Teuntonia dhe Suderelbe. /tvklan.al