Për të pasur diçka më shumë sesa lyerja e fasadës apo konstruksioni, këta ndërtues kanë menduar që të vendosin këtu edhe vepra arti. Këtë herë vendosën 4 personalitete të artit dhe të shkencës në fasadën e pallatit që sapo ka mbaruar. Të gjitha figura shqiptare duke filluar që nga Aleksandër Moisiu, Tefta Tashko, Eqerem Çabej dhe Dritëro Agolli. Por ç’e shtyu adiministratorin e këtij ndërtimi të vendosë në fasadë edhe këto vepra arti.
“ Dhe ne u thelluam, menduam dhe thamë të bëjmë diçka të veçantë dhe përzgjodhëm këto figura, që pasqyrohen te fasada e pallatit tonë, të cilët janë njerëz nga më të shquarit e fushave të aktrimit, të këngës, të shskencës, siç është profesor Çabeji edhe të letërsisë.”
Sipër skulpturave ndodhet ky mbishkrim i cili citohet prej një libri të Moikom Zeqos. Me të vërtetë që këto skulptura bartin në vetvete dhe vlera patriotike, por ato të lënë të kuptosh që vepra e tyre tashmë është e gdhendur përjetësisht ashtu si zëri i Tefta Tashko Koços. /tvklan.al