“Një vit pas tërmetit, qytetarët në qiell të hapur”
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të një qytetari në njësinë Nr. 8 në Tiranë, që nuk ka përfituar nga programi i rindërtimit.
Zëdhënësja e kësaj force politike tha se, pavarësisht se banesa e Arben Gjokës u shpall e pabanueshme dhe me vlerësim DS4, ky qytetar nuk ka përfituar as bonusin e qerasë dhe as rindërtimin e shtëpisë.
Për demokratët qeveria po bën propagandë me programin e rindërtimit, duke lënë në qiell të hapur me qindra familje, shtëpitë e të cilëve u prishën nga tërmeti tragjik i një viti më parë.
Tv Klan