Lajme Arkiva 2003
Monika Kryemadhi: Problemi është që ne opinionet dhe platformat e tre kandidatëve i kemi dëgjuar. Sidomos të zotit Nano që kemi 12-13 vjet që po e provojmë në kurriz, por me thënë të drejtën më pëlqeu shumë fjalimi i zotit Rama, ishte shumë konkret, po ashtu edhe i profesor Rexhep Meidanit, pavarësisht se salla u tregua në një farë mënyre provokative dhe mos të themi, individë të caktuar të paedukatë.
Arben Malaj: Unë kam qenë pjesë e oponencës, që konkurrimi nuk duhet bërë mbi bazanegativizuese por mbi baza vizioni edhe të programeve edhe të statutit. Nuk dua të them se ka një fenomen i cili rrezikon të bëhet mbisundues dhe kam frikë që demagogjia mund të kthehet në një sëmundje kanceroze në politikën shqiptare.
Ilir Meta: Në përgjithësi njohim se çfarë kërkesash kanë ata për Partinë Socialiste për të ardhmen dhe se çfarë ofrojnë ata në mënyrë që të realizojnë këto ajo që mësuam si gjë të re është vetëshpallja e zotit Nano si prijës i Partisë Socialiste dhe i Shqipërisë, që tregon për fat të keq qe një delir vërtet tragjik të tij dhe që njëkohësisht që më shumë se keqardhje për të është keqardhje për të gjithë ata që e dëgjojnë.
Edi Rama: Me këtë lloj politike jemi larguar nga qytetarët. Ne do e rikthejmë Partinë Socialiste në një forcë të madhe popullore, në një makinë elektoralë të papërmbajtshme. Në një pikë referimi të padiskutueshme për të gjithë ata që nga viti ’97 e këtej na janë larguar, jo për faj të tyre, por për fajin dhe përgjegjësitë tonë.
Luan Memushi: Të gjitha alternativat e paraqitura, jo vetëm këto të treja, por edhe po të kishte pasur alternativa të tjera, kanë vetëm vlera pozitive sepse në fund të fundit në bilancin e kongresit dhe në materialet që e shoqërojnë përfundimin e tij, që do të thotë programi i punës dhe statuti i partisë do të ketë elementë të rinj alternativ të paraqitur nga kandidatët që do i shërbejnë të gjithë forcës politike.
Gazetarja: Zoti Meidani keni një reagim për largimin e delegatëve nga salla kur ju morën?
Rexhep Meidani: Nuk e di një gjë të tillë, por e rëndësishme është që një vendim që është marrë nga përfaqësia të respektohej në këtë seancë të një kandidimi të barabartë të tre kandidatëve. Këtë e realizova dhe them se kjo më mjafton.
Gazetarja: Keni dëgjuar dhe dy platformat e kundërshtarëve tuaj, si ju duket, ju duket e vështirë?
Rexhep Meidani: Unë nuk pash një platformë në fjalimi e mesëm, pash një lirikë me karakter poetik dhe rilindëse, por nuk pashë platformë./tvklan.al