Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sabit Brokaj:- “E gjej pozitiv, pa diskutuar pesë pikat, përmbajtjen e kësaj letre, që ka të bëjë me vendosje balancash në PS, me synimin që ajo të jetë bashkë, pa lejuar grupime që të kenë karakter arbitrar mbi pjesë të tjera të strukturave të partisë”.

Petro Koçi:- “Në mbledhjen e KPD, të gjithë ata që kishin propozime për të ndryshuar kontratën tonë statutore, duhej të shfrytëzonin atë moment institucional”.

Lek Çukaj:- “Blushi ka lëshuar disa ide, të cilat kanë qenë racionale, nuk e di sa do të mund të implementohen tek ne, të tjerët e kanë pasur atë mënyrë organizimi dhe e kanë hequr, mund të provohet edhe këtu tek ne, por si koncept është pak e vështirë të mendohet. Vështirësia është që indirekt propozohen fraksione, gjë që është shtruar me kohë tek partia jonë dhe nuk është pranuar në koncept”.

Nazmi Bilani:- “Çështja është që ato të bëhen të mirëqena, duhet të kalojnë në forumet përkatëse. Mua personalisht nuk më duket se zgjidhin ndonjë problem, madje i përkeqësojnë ca gjëra, por si do qoftë është një përpjekje për të përmirësuar diçka”.

Gjergj Koja:- “Por duhet parë njëherë, a do të legjitimohen pakicat në PS apo jo, mandej të gjitha propozimet mendoj që duhet të diskutohen”.

Edi Rama:- “Edhe letra e Ministrit të Decentralizimit është një përpjekje në drejtimin e hapjes së një debati, zgjidhjet e propozuara janë të gjitha të diskutueshme dhe vlejnë për debat”./tvklan.al