Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte sociologu Gëzim Tushe. Në lidhje me izolimin e individëve në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Tushe u shpreh se në rrethanat që jemi, kur virusi është përhapur në mënyrë të gjerë, kështjella më e sigurt për t’u mbrojtur është shtëpia.
Gëzim Tushe: Në rrethanat që jemi, kur virusi është përhapur në mënyrë të gjerë dhe intensive dhe akoma është në fazën e sulmit të tij. Mesa duket kështjella më e sigurt për t’u mbrojtur në këto rrethana, kur edhe mjekësia nuk është në gjendje ta dominojë si të thuash rrezikun e këtij virusi, besoj se kështjella më e sigurt mbetet shtëpia. Institucioni i shtëpisë që është institucion i rëndësishëm i jetës private ka mundësi ta luaj këtë rol.
Sociologu më tej shton se, në këto kushte shtëpia dhe familja ka marrë funksione të rëndësishme.
Gëzim Tushe: Shtëpia ka marrë disa funksione të rëndësishme polivalente, është bërë qëndër sociale, qendër ku vazhdon arismimi i fëmijëve, ku vazhdon kulturimi i fëmijëve, puna nga shtëpia. Në njëfarë mënyre është rritur pesha sociale dhe roli i shtëpisë dhe i familjes, në krahasim me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë morale. Izolimi social e bën të domosdoshme që familjes ti japim akoma më shumë vlerë, akoma më shumë funksione./tvklan.al