Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Deputetët e opozitës parashikojnë në seancën e sotme, që kryeministri pasi të ketë darkuar diku, do të vijë në moment vetëm në momentin e mocionit të mosbesimit. Partia Demokratike do të qëndrojë në Kuvend dhe nëse nuk vjen kryeministri Fatos Nano.

Sot është seanca e fundit e cila vlen të quhet e jashtëzakonshme pasi të hënën parlamenti fillon punën normale pas pushimeve të dimrit, ndaj kryeministri duhet të jetë i pranishëm në sallë, e për më tepër kur bëhet fjalë për mocionin e moralit të tij shprehen deputetë të opozitës.

Sokol Olldashi:- “Për mua ka pak rëndësi nëse zoti Nano do të jetë në karrigen e tij apo jo, për mua mund të gjykohet edhe në mungesë. Zoti Nano bën mirë të iki, por jo si ikja që i bëri në Podgoricë, rruga e tij e djeshme ka kaluar nga varret e Shkodrës, ai duhet të iki në një mënyrë tjetër, të iki njëherë e mirë”./tvklan.al