Muaji prill thellon diferencën e elektorale mes PD dhe PS. Sondazhi i Qendrës për Studime Humanistike “Gani Bobi” i publikuar në televizion Klan, tregon se 46.56% e të anketuarave mbështesin demokratët dhe vetëm 42.1% socialistët.

Pra PD kryeson më një diferencë prej 4.5%. Krahasuar me muaj mars diferenca mes këtyre dy forcave është rritur në 1.4% në favor të PD-së. Kujtojmë se në mars PD kishte mbështetjen e 45.6% të anketuarve dhe PS 42.5%. Përpos kësaj në këtë sondazh vihet re një rënie me 0.4% e mbështetësve të PS krahasuar me një muaj më parë.

Sonila Meço: “Për PD vota e deklaruar 46.6% e të anketuarve, për PS 42.1% e të anketuarve, LSI 6.2%, G99 2.9% dhe të tjera së bashku, pra gjithë forcat e tjera të cilat janë deklaruar që do të jenë pjesëmarrëse dhe janë regjistruar tashmë në zgjedhjet e 28 qershorit 2.2%.”

Në analizën e rezultateve të sondazheve të muajit prill, analistët Blendi Fevziu dhe Mentor Nazarko ka shpjeguar faktorët dhe motivet pse të anketuarit me një diferencë të konsiderueshme janë shprehur në mbështetje të forcës më të madhe të së djathtës duke e nxjerrë atë fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Blendi Fevziu: “Liberalizimi i vizave mund të jetë një nga shkaqet kryesore për mua që të japi vota në gjykimin tim më shumë se sa ta zëmë një vizitë te Sarkozy apo vizita e Karamanlisit këtu, nuk ka asnjë dyshim. Nëse ka një efekt boom në fushatën elektorale është liberalizimi i vizave, gjithmonë në gjykimin tim personal dhe rritja e pagave dhe pensioneve.”

Mentor Nazarko: “Cilësia e dobët e të bërit opozitë mendoj që është faktor kryesor. Pra nëse kemi kompaktësi të së djathtës për shkak të gjithë këtyre momenteve që ju përmendët.”

Në të dy sondazhet e fundit të publikuara qoftë nga Zorbi në Top Channel dhe ai i Gani Bobit në  Tv Klan, u nxor thuajse i njëjti rezultat. Të dy sondazhet e nxjerrin PD fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Blendi Fevziu: “Në një sondazh tjetër që unë  e kam në disponim të bërë nga dy ambasada të huaja në Tiranë që nuk është publikuar akoma që po ashtu tregon. Ky është një sondazh i cili ka dy faktorë të rëndësishëm faktorin NATO dhe mitingun menjëherë pas NATO-s, i cili padyshim është një nga mitingjet po e konsideroj miting elektoral pra më të mëdhenjtë i forcës politike që ka zhvilluar. Entuziazmi dhe euforia e NATO-s si dhe ndonjë aspekt që lidhet  me një vizitë të kryeministrit Berisha në Kinë.”

Në dhjetë problemet më kryesore për të cilat është kërkuar opinioni që shqetëson të anketuarit renditen ekonomia, punësimi dhe korrupsioni. Të anketuarit janë përgjigjur me përqindje të larta dhe pyetjes nëse jetesa e tyre ka ndryshuar është standard.

Për këtë muaj pyetësori i qendrës për kërkime humanistike Gani Bobi ka përfshirë dhe pyetjen nëse ka ndikuar tek publiku anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Shkelzen Maliqi: “Meqë ka qenë menjëherë sondazhi 10 ditë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.”

Blendi Fevziu: “Çfarë do me thënë sa ka ndryshuar në qëndrimet politike, në ç’qëndrim politik?”

Shkelzen Maliqi: “Në qëndrimet e të anketuarve personale, a ka pasur ndonjë ndikim pozitiv në këtë aspekt.”

Blendi Fevziu: “Sa ndikon hyrja e Shqipërisë në NATO për të ndryshuar mendimin tuaj për votimin për njërën forcë apo tjetër. Nuk ka dyshim që ata që votojnë pro PD-së anëtarësimi në NATO nuk i bën të ndryshojnë mendim padyshim që do votojnë. Ata që votojnë për PS nuk besoj se thjesht anëtarësimi në NATO i bën të ndërrojnë mendim të votojnë për PD-në .”

Shumë shpejt Gani Bobi do të publikojë një tjetër sondazh, duke ofruar orientimin e publikut shqiptar ndërkohë që i afrohemi zonës së nxehtë do të mbahen zgjedhjet parlamentare të qershorit. Me një eksperiencë të jashtëzakonshme dekontraktuar nga kompania amerikane Pention Berlant Gani Bobi ka publikuar Exit Polle të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare dhe thuajse identike.

Rasti i zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005, por dhe sondazhi i pa publikuar i 2007, ku Gani Bobi gjeti fituesin e zgjedhjeve të mbajtura në Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani