Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani:- “Ju kam bërë thirrje institucioneve apo mjediseve të specializuara të shoqërisë civile, që ta studiojnë këtë fenomen, faturën e tij të gjithanshme, pasojat e tij. Në këtë kuptim të kësaj humbje, apo rrjedhje njerëzore të personelit arsimor të të gjitha niveleve ka cenuar dhe do të cënoj jo vetëm aftësitë menaxhuese të shoqërisë sonë por edhe ato projektuese e programuese”.
E ndërsa thirrja e presidentit po studiohet, përditë inteligjenca mbush avionët, tragetet e gomonet. Njerzit shprehen se duan të largohen sa më parë nga Shqipëria sepse nuk shikojnë asnjë prespektivë. Sipas studimeve të fondacionit SOROS, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për emigrimin e intelektualëve.
Deri në vitet 95, mbi 31% e të shkolluarve punonin nëpër botë, ndërsa tani megjithëse nuk ka statistika, mendohet se përqindja e të ikurve është rritur. Të paktën në këtë fushë shteti shqiptar nuk vepron si shtet por si OJQ. Një projekt i fondacionit SOROS, jep deri katër fishin e rrogës për atë intelektual që vjen nga jashtë dhe që pranon të punoj në administratë. Këtë e pranon edhe drejtorja e departamentit të administratës publike pranë Këshillit të Ministrave Filloreta Kodra.
Gazetarja:- Keni raste të ardhura nga studentët nga jashtë që do punojnë si nënpunës civil në administratat shqiptare?
Filloreta Kodra:- “Ka edhe raste të tilla megjithëse të rralla, por mund të themi që ka”.
Ndoshta para se të kthehen ata që kanë ikur në mos shteti, OJQ, të gjejnë rrugë të ndalojnë ata që po vazhdojnë të largohen. Në këtë mënyrë nuk pse çuditemi kur hyjmë nëpër zyra e gjejmë militant partish./tvklan.al