Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë sot për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e bordit do të diskutohet për çmimi i shitjes me pakicë për abonentët familjarë për periudhën 1 Shkurt 2025-31 Dhjetor 2025.

Ulja e çmimit të energjisë që po diskutohet sipas propozimit të OSHEE-së, pritet të aplikohet vetëm për abonentët familjarë.

Mbledhja e bordit të ERE është parashikuar të mbahet në orën 11:00.

Ndërkohë, në orën 12:00 është njoftuar një konferencë për shtyp nga ambientet e OSHEE-së, e Kryeministrit Edi Rama dhe zv/Kryeministres si dhe ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, në lidhje me çmimin e ri të energjisë.

Vetë Balluku, në video-mesazhin e urimit për Vitin e Ri më datë 1 Janar 2025, deklaroi se gjatë këtij viti do të ulet çmimi i energjisë elektrike.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për familjet është 9,5 Lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 Lekë.

/tvklan.al