“Mbi 80 aktivitete të ndryshme sportive, social-kulturore dhe argëtuese kanë qenë në dispozicion të pushuesve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të bëhen pjesë e “South Outdoor Festival” në edicionin e shtatë edhe në këtë ditë të dytë, por në fakt koncerti i mbrëmjes është edhe qershia mbi tortë, pasi do të ngjiten në skenë artistët më në zë të vendit dhe ndërkombëtarë.”
Lojërat e ndryshme dhe aktivitetet sportive dominojnë një pjesë të rëndësishme të festivalit në mes parkut festiv.
Edhe grupmosha e të vegjëlve me familjarët e tyre po kalojnë një fundjavë ndryshe në “South Outdoor Festival”.
“Po kënaqem shumë. Me babin. Mua më pëlqen më shumë futbolli, volejbolli…”
“Ky është një aktivitet që organizohet çdo vit fatmirësisht në fshatin e Borshit ku ne kalojmë një pjesë të mirë të pushimeve. Është një eksperiencë shumë e mirë sepse edhe prindërit edhe fëmijët angazhohen në evente të ndryshme.”
“Një që më pëlqeu më shumë është gara e makinave”, shprehet një nga fëmijët teksa pyetet për lojrat që i kanë pëlqyer më shumë.
Një nga pikat e tjera të preferuara të festivalit ku dominojnë të rinjtë është skena buzë detit ku luhet muzikë e bukur nga DJ më të mirënjohur vendas dhe të huaj.
Në “South Outdoor Festival” nuk kanë si të mungojnë edhe aktivitetet e ndryshme të aventurës.
Padiskutim përmbyllja e mbi 80 aktiviteteve ditore bëhet pranë skenës së madhe gjigante në Borsh ku i ngjiten artistët nga vendi dhe ata me famë ndërkombëtare.
Vizitorët e ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë shprehen se “South Outdoor Festival” është një event që nuk duhet humbur.
“Vij nga Tirana. Vetëm DJ Zaava është shumë i mirë. Të dy (DJ ndërkombëtarë) janë shumë të mirë, por shqiptari më i mirë.”
Sigurisht që nuk munguan as në natën e dytë të festivalit turistët e huaj.
“Është hera e parë që vi këtu dhe po më pëlqen shumë. Është shumë bukur.”
“Këtu është shumë bukur. Është hera e dytë që vi në Shqipëri dhe më pëlqen gjithnjë e më shumë. Do të vi prapë.”
Edhe dita e tretë e “South Outdoor Festival” në Borsh ofron aktivitete të ndryshme dhe mjaft surpriza nga artistët me famë ndërkombëtare.
Klan News