Kreu i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga politika pas “tradhtisë”, siç e quajti ai, të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Deklarata e Spahiut vjen pas konfirmimit se ai nuk do të jetë pjesë e listave të Partisë Demokratike, ku janë përfshirë disa krerë të partive aleate që ai pretendon se kanë më pak vota se AK.
“
Çadra ishte një kurth për opozitën, ishte një kurth për elektoratin shqiptar, ishte një kurth për pluralizmin politik, për çdo idealist
”, tha Spahiu në Emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan, duke shtuar se ky ishte moment i fundit që ai paraqitej në televizion si politikan.
“
Çdokush mund të tradhtohet në jetë; nuk ka faj ai që tradhtohet, por ai që tradhton. Gabimin që unë besova sot po e laj me largimin nga politika dhe me dorëheqje
.”
“
Puna më e mirë që mund të bëjë Kreshnik Spahiu është të mos ketë punë më me këta njerëz
”, tha ai.
Spahiu tha se “
ishte një kauzë dhe ne nuk mund t’i linim njerëzit në rrugë. Ne ishim viktima e parë e zgjedhjeve të 2013-ës, ku na i copëtuan votat dhe ne besuam të hynim në një kauzë për votën e lirë. Tani vota e lirë përkthehet me ministrinë e Mirëqenies dhe Punëve Sociale.
”
Spahiu u shpreh gjithashtu se nuk ishte në emision për të diskutuar marrëveshjen Rama-Basha, “
sepse ata për të cilët unë luftova u bënë pjesë e kësaj marrëveshjeje
.”
“
Lulzim Bashën e mbrojta nën besë… Ne kemi më shumë vota se partitë e tjera aleate, të cilat marrin sot dy apo tre deputetë dhe përfaqësim në parlament. Arsyet e mos përfaqësimit të AK-së janë më të thella
”, tha ai duke mos dhënë detaje të tjera.
Kreshnik Spahiu: Çfarë më propozoi Basha në vend të një pozicioni të sigurt për deputet
“
Në bisedën e dytë që pata me zotin Basha 10 minuta para se të vija në studio, ai më tha se ne nuk gjetëm vend për përfshirjen e AK-së në listën e sigurt të PD-së, por unë të propozoj ty marrësh një pozicion drejtues në kupolën e PD, ose të bëhesh pjesë e kabinetit Basha pas datës 26 qershor.
”
Spahiu, i përlotur tha se e kishte refuzuar ofertën e Bashës duke iu përgjigjur se “
qëllimi im nuk ka qenë të bëhem pjesë e strukturave të PD, i thashë se jam gati të nënshkruaj një marrëveshje për 10 vite që nëse PD është në pushtet të mos jem ministër, por i kërkova që të më bënte pjesë të parlamentit për të mbrojtur një kauzë për të cilën gjatë 90 ditëve kishim folur për një Republikë të re. Largohem nga politika dhe nuk dua t’ia di se kush do të zgjidhet kryeministër pas datës 25.
”
/tvklan.al