“Të paktën në 12 raste Prokuroria e Posaçme beson se u tradhtua nga bashkëpunëtorët në hetime dhe ekzekutime të masave të sigurisë nxjerra për dosje të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, raporton gazetarja Bleona Metushi.
Në 4 vite punë, sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, SPAK ka regjistruar 12 procedime penale për nxjerrje të akteve dhe të dhënave sekrete, pjesa më e madhe pas operacioneve dhe gjatë hetimeve të nisura.
Numri më i lartë i hetimeve për nxjerrje të sekretit hetimor është shënuar gjatë vitit 2023 me 5 të tilla, dhe kjo përkon me një nga vitet me aktive të SPAK në hetime për dosje të krimit të organizuar, por edhe korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë.
Disa prej këtyre hetimeve janë bërë publike nga SPAK dhe lidhen me nxjerrjen e emrit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, në Maj 2022 si i penduar.
Nxjerrjen e komunikimeve të Sky, apo edhe e fundit ajo e hetimit për dekonspirimin e operacionit për urdhër arrestet ndaj të njohurit si grupi Çopja.
Hetime nuk kanë identifikuar ende persona përgjegjës, teksa në fokus të verifikimeve kanë qenë drejtues policie dhe hetues të BKH, por jo vetëm.
Tv Klan