SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, të cilin e konsideron fajtor për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu në pretencën e Prokurorisë së Posaçme kërkohet që për 5 vite ai të mos mbajë asnjë funksion publik. SPAK e akuzon për shpërdorim detyre.
Për Taulant Tushen, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, kërkohen katër vite burg. Në rast se 8 të pandehurit e kësaj dosje shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje me 1/3 të dënimit.
Më 21 Shkurt do të zhvillohet seanca e radhës ku do të dëgjohen pala mbrojtëse.
Për dosjen e inceneratorit të Tiranës në një proces më vete po gjykohet ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet se gjatë procedurave koncensionare është përfshirë në 2 raste në korrupsion.
Ndërkohë në një fraksion tjetër, janë shpallur në kërkim 8 persona, biznesmenë, të cilët akuzohen ndër tjera edhe për përfshirje në grup kriminal, që referuar SPAK, drejtohej nga biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Dy të fundit konsiderohen si pronarët de fakto të inceneratorit dhe se kanë vënë në jetë një skemë mashtrimi me fatura fiktive, nëpërmjet të cilës kanë marrë nga llogaria e kompanisë koncensionare vlera të larta monetare, duke i tjetërsuar dhe vënë në posedim të tyre më pas.
Klan News