Nis procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për çështjen 5D ndaj të akuzuarve Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.
Taulant Tushe nuk i pranishëm në seancë dhe përfaqësohej nga avokati.
Sipas gazetares së Klan News, Glidona Daci, të pandehurit i qëndrojnë kërkesë së bërë në seancën paraprake për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.
Seanca u shty për në datë 12 Mars ora 11:30 pas kërkesës së Prokurorisë. Kjo për shkak se avokati i të pandehurit Taulant Tusha nuk kishte prokurë të posaçme me të gjitha tagrat e përfaqësimit të klientit.
Sipas ligjit, vetë i pandehuri duhet të paraqitet në seancë pas legjitimimit të trupës gjykuese, që të pranojnë në sallën e gjyqit kërkesat paraprake. /tvklan.al