Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai u pyet për afro 1 orë nga hetuesit e posaçëm këtë të mërkurë. Ai u paraqit në orën 10:00, i vetëm në ambientet e SPAK, ku ishte thirrur si person që kishte dijeni mbi rrethanat e një hetimi.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Isai tha se kishte dhënë deklarime shtesë, mbi të njëjtin hetim për të cilin ishte thirrur mbi 1 vit më parë.

“Mund të them vetëm që dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha pasi i takon… dhe nuk pyeta nëse duhet ta thoja. Dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, tha ai.

Në cilësinë e deklaruesit, Erion Isai u pyetu nga SPAK edhe në 30 maj të 2023 dhe deklaroi në atë kohë për mediat se do të ishte bashkëpunues me hetuesit.

Jo zyrtarisht burime pranë SPAK konfirmojnë se ata janë duke kryer hetime mbi një tender për ndërtimin e një rruge.

Tv Klan