Pas regjistrimit të hetimeve për dosjen e 21 Janarit në 15 Korrik, Prokuroria e Posaçme nisi këtë të hënë të marrë dëshmitë e para.
Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dëgjuan fillimisht dëshminë e bashkëshortes së Aleks Nikës, Raimonda Nika, e cila për të paktën 3 orë dha shpjegime si një nga kallëzueset. Për mediat, Nika tha se kishte dhënë detaje të reja.
SPAK gjithashtu mori në pyetje edhe xhaxhain e protestuesit që u vra në 21 Janar 2011, Mark Nika.
Tv Klan