Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 Janar 2011, ka qëndruar sot rreth 3 orë në SPAK. Ajo u prononcua shkurt për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.


Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja, audiopërgjimin do ta dorëzojmë një ditë tjetër”, tha Nika. Ajo ishte e shoqëruar edhe nga xhaxhai i Aleksit, Mark Nika.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për dosjen e ngjarjes tragjike më 16 Korrik, me urdhër të Gjykatës së Lartë.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”.

/tvklan.al