Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së parë në Europian ndaj Shqipërisë, e cila do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.

Spalletti, deklaroi se emocionet janë prezente në prag të kësaj përballje, por theksoi se kjo e bën stadiumin të duket i mrekullueshëm.

“Ka pak emocione kur luan ndeshje të tilla, por është një gjë e bukur dhe pozitive, sepse e bën këtë stadium të duket i mrekullueshëm.

Barella është rikuperuar dhe nëse e bën stërvitjen të plotë mund të jetë në fushë ndaj Shqipërisë. Duhet të bëjmë më mirë sesa në dy miqësoret.

E vërtetë që i kam ndaluar “play station”-in lojtarëve, sepse rrinë zgjuar deri në 3-4 të mëngjesit. Duhet një mënyrë jetese korrekte për të dhënë më të mirën në fushë.

Scamacca është rritur shumë në kohët e fundit. Është një lojtar i kompletuar dhe ka gjithçka që i duhet.”, u shpreh Spalletti./ tvklan.al